Shkruan: Avni Zogiani
Jane dy rreziqe ne lidhje me barrikadat qe Qeveria e Kosoves po provon t’i shmang me qetesi: 1. Renia ne kurthen e ngritur nga Vuçiq qe shteti te futet ne konflikt me komunitetin serb ne komunat veriore 2. Presionin qe te futet ne bisedime per heqjen e barrikadave, gje qe pashmangshem do te çonte ne legjitimimin e tyre. Kurse sa i perket qe Vuçiq po kontrollon struktura te caktuara atje, eshte per tu çuditur pse po çuditen disa! Kjo pjese de facto eshte kontrolluar nga Serbia se paku qe 10 vite, e Kosova dhe politika qe i printe eshte mjaftuar me pretendimin per kontroll formal.
Me heret beheshin me pak barrikada per dy arsye: – E para sepse barrikadat kurdo qe i duheshin Vuçiqit vendoseshin ne institucionet qendrore nepermjet Listes Srpska, mjet te cilin nuk e ka me. – E dyta, sepse ne terren kenaqshem dhe pa u sfiduar e kontrollonte situaten po Vuçiq. Edhe kjo ngadale do te ndryshoje duke qene se shteti i Kosoves tashme ka filluar perpjekjen per te vepruar.
Ishte nje indikator qe ne Prishtine ka plote njerez qe deshironin deshtimin e shtetit vetem qe te deshtoje qeveria dhe kjo eshte per te ardhur keq. Te njejtit njerez qe kerkojne koordinimin edhe te frymemarrjes me faktorin nderkombetar kerkojne qe shteti i Kosoves te futet ne shmontimin e barrikadave, pra te futej ne kurthin e njerezve te Vuçiqit, ne thelb te futej shteti ne lojen e tij!
A eshte situata mire ne kete pjese te vendit? Sigurisht qe nuk eshte, por sot ka se paku nje perpjekje te shtetit per ta ndryshuar situaten, e cila eshte fort komplekse per shkak te forcimit te strukturave te kontrolluara nga Serbia per 10 vjet! A mundet qe gjerat te behen me mire? Po! Ka shume hapesire per pune, levizje, pergatitje, qe mendoj se nuk po shfrytezohen mjaftueshem dhe kjo vjen para se gjithash nga dembelia institucionale e politike. Po shpresoj me tutje qe shteti i Kosoves te mos e bej gabimin qe shume po e prisnin me padurim, futjen ne lojen e Vuçiqit! Veriu nuk merret pernjehere, por çdo dite ngapak, sepse keshtu eshte humbur, ne menyre progresive! Shnet!