Zogiani: Prokurori gruja e të cilit është ansambleiste e PDK-së e bllokon procesin e numrimit në Mitrovicë

Të dashur miq,

ky nuk është skenar filmi, as ngjarje që ka ndodhur diku në ndonjë narko-shtet të Amerikës Jugore!

Prokurori që ka gruan asambleiste të PDK në Mitrovicë, bllokon procesin e numrimit të votave pasi që kupton se kandidati i PDK për kryetar komune ka humbur zgjedhjet.

Gazetarë e deputetë të PDK mundohen të krijojnë përshtypjen në opinion publik se diçka e madhe ka ndodhur në procesin e votimit, ndërkohë që bashkëshorti i asambleistes së PDK që vesh petkun e prokurorit mban të bllokuar procesin e numrimit!

E tëra kjo miq të dashur, mund të kishte funksionuar sikur t’mos kishte pasur reagim së pari të përfaqësuesëve të VV në KQZ dhe pastaj të kryeprokurorisë!

Nuk jemi në Ekuador, jemi në Evropë! Apo jo?!

*Status fejsbuku i Avni Zogianit