“Nuk po arrini t’i integroni serbët në veri”
Shumë nga këta dilinxhijtë që mundohen me rikthy planin e ndarjes së Kosovës, kur shteti ka filluar ta vendos nën kontrollë pjesën veriore të vendit, fillimisht kanë thënë “kjo nuk është e mundur”; “kanë shku sot, ta shofim a po guxojnë me shku të hanen”, etj.
Kur e kuptuan se kjo u bëkka, filluan të thonë “mos ndaloni referendumin e Serbisë; dinarin; postën, targat (etj) sepse do tërhiqet Amerika (Bondseel, etj)”.
Kur e kuptuan se as kjo nuk qëndron janë kthyer në bazën e fundit: nuk po mund t’i integroni serbët, prandaj eventualisht do ta humbni kontrollin.
Pra, dihet dhe askush nuk e kundërshton që Kosova e ka kontrollin objektiv, dhe akoma jo kontrollin subjektiv të kësaj pjese. Prandaj këtu duhet të ngelet diskutimi, meqë pjesa e parë tashmë është kryer. Mirëpo, si është situata në këtë nyje?
Subjekti i individit nê politikë rëndom, sidomos në demokraci, përfaqësohet nga partitë politike, të cilave individët ua delegojnë pêrfaqësimin e të drejtave, ideve, interesave e ndonjëherë edhe emocioneve.
Partitë politike që përfaaqêsojnë serbët r Kosovës janë shumë, dhjetëra aktualisht. Shumica e tyre pak a shumë përfdaqësojnë atë që për momentin ndjejnë e kërkojnë serbët, sepse përndryshe nuk do të ekzistonin. Vetëm njëra nga to ama e ka një trajektore tërësisht të shkëputur nga ajo që duan apo kërkojnë serbët e Kosovës, Lista Srpska.
Ky subjekt politik është themeluar në Beograd dhe ka vazhduar jetën paradoksale politike duke qenë pjesë e institucioneve të Kosovës pa përfaqësuar asnjëhherë serbët e Kosovës, por duke bartur e penetruar politikat e qeverisë së Serbisë në Kosovë. Kjo madje nuk është fare e diskutueshme sado që është paradoksale!
Tashti, meqë qenka kështu, pra Lista Srpska përfaqësokka objektivat politike të Serbisë e jo të serbëve të Kosovës, kushdo që njëkohësisht thotë se ky subjekt ppolitik duhet të vazhdojë të jetë pjesë e institucioneve, duhet ta kuptojë se po angazhohet kundër integrimit të serbëvee në shoqërinë kosovare dhe në shtetin e Kosovës.
Qeveria e Kosovës dhe subjekti në pushtet, VETËVENDOSJE!, nuk ka dilema të tilla. Dështiron integrimin gjenuin të serbëve në të gjitha nivelet shoqërore e shtetërore dhe për ktë ka bërë shumë përpjekje madje edhe përparime.
Ata që e njofin dhe shofin situatën në terren e dijnë se serbët në veri dhe gjetiu sot flasin ndryshe nga ç’kanë folur dikur (ne nuk mund ta dijmë si ndihen, e dijmë vetëm çka thonë).
Sot serbët më shumë se kurrë flasin për bashkëjetesë, për integrim, për Kosovën si shtet të tyre. Mirëpo askush si dëgjon ata. Ata gjinden nën një presion të jashtëzakonshëm nga opozita në Prishtinë, një pjesë e mediave po në prishtinë dhe atyre të Vuçiqit, një pjesë e shoqërisë civile të Kosovës e Serbisë, të cilët përdit pa u lodhur shkruajnë e flasin kundër integrimit të serbëve në Kosovë!
Serbët si pyet kush, por mendimtarë të ndryshëm në Prishtinë i bijnë lapsit pamëshirshëm duke folur në emër të tyre, pa i pyetur kurrë ata!
Secilin veprim dhe inisiativë të shtetit të Kosovës këta mendimtarë e shpallin pa asnjë dyshim si anti-serbe, nacionalizëm, e madje edhe si politikë neo-millosheviq!
Tërë kjo luftë që bëhet në Prishtinë kundër integrimit të serbëve motivin e ka partiak. Secili nga këta që janë të zëshëm kanë pasur ose kanë ndonjë përfitim nga partitë politike shqiptare që për 20 vjet dështuan ta ndryshojnë situatën në veri!
Këta opinionistë e dijnë mirë që hapi i fundit dhe sigurisht më i zorshmi për ta normalizuar praninë e shtetit të Kosovës në veri është integrimi i serbëve atje! Ata poashtu e dijnë mirë që serbët integrohen sapo Lista Srpska të mos jetë më! Prandaj sot janë nrgitur peshë dhe më shumë se kurdoherë e kanë ashpërsuar gjuhën kundër Qeverisë dhe KQZ. Duan të krijojnë një atmosferë të papërballueshme për PZAP për ta pamundësuar vendimin e vetëm objektiv që mund ta bëjë një panel gjykatësish, të vendosë mbi evidencat dhe ta ndalojë pjesëmarrjen e Srpskas në zgjedhje.
Të gjithë këta mendjecekëtsirat që sot bërtasin kinse për të mbrojtur të drejtat e komunitetit serb, në të vërtet janë sulmuesit kryesor të të drejtave të po këtij komuniteti. Analogjia e kësaj është ajo që të njëjtit bëjnë me vlerat e UÇK. Të gjithë këta pa përjashtim kanë demtuar më së shumti vlerat e UÇK, dhe sot thirren në emër të këtyre vlerave dhe madje vazhdojnë luftën kundër tyre duke pretenduar njëkohësisht se janë duke i mbrojtur ato. Argumente për ktë ka plot!
*Status facebook’u i huazuar nga Avni Zogiani