Zjarri në Vizbeg, MPB: Është privuar nga liria pronari! Janë djegur vetura për skrap, që ishin me sistem të gazit

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se është arrestuar pronari i vendit ku sot shpërtheu zjarr, respektivisht në afërsi të deponisë mes Vizbegut dhe Shkupit, përcjell TV21. Nga MPB thonë se po digjen vetura për skrap, ndërsa disa prej tyre ishin të pajisura me sistem të gazit.

“Sot (09.07.2025), në orën 09:16, në SPB Shkup është raportuar se në një vend grumbullimi për hekur të skrapit në rrugën “B. Buna” në Shkup ka zjarr, respektivisht se digjen automjete të dëmtuara, në të cilat kishte të montuara pajisje të gazit, dhe se dëgjoheshin detonime nga të njëjtat. Deri më tani, zjarri nuk ka përfshirë prona private, shtëpi. Po merren masa për shuarjen e zjarrit dhe zbardhjen e rastit. Deri në këtë moment, një person është lënduar dhe është dërguar për ndihmë mjekësore. Për shkak të mosrespektimit të urdhrit të një zyrtari të autorizuar, është ndaluar A.N., pronari i subjektit juridik që menaxhon me vendin e grumbullimit”, thonë nga MPB.