Zjarri në Kokino vihet nën kontroll, por shërbimet e zjarrfikësve nga Nagoriçani i Vjetër në mëngjes informojnë se ekipet e tyre janë nisur drejt rrugës së pakalueshme edhe në tre vatra në vendin “Kokinski doll” ku nuk mund të intervenohet me automjete, as nuk ka qasje me automjete të lehta.
“Për momentin ekipet tona dhe pjesëtarët e Armatës nisen drejt këtyre tre vatrave. Gjithë natën, ekipet janë në terren, pjesërisht është lokalizuar zjarri”, deklaroi komandanti i njësisë së zjarrfikësve, Dalibor Trajkovski.
Ekipet e njësisë së zjarrfikësve të Nagoriçanit të Vjetër, me mbështetje të zjarrfikësve nga Kumanova Shkupi, Rankovcki, pjesëtarët e ekonomisë pyjore, pjesëtarët e Armatës të MPB-së, të ISHSSH-së, gjithë natën e kanë shuar zjarrin në Kokino por ai kishte përfshirë sipërfaqe më të madhe të pyllit, Zjarri filloi të përhapet më 1 gusht në orët e pasdites. Dje gjatë ditës në shuarjen ishte përfshirë edhe një helikopter i Armatës.
Paraprakisht ishin evakuuar edhe banorët. Në Kumanovë tërësisht është shuar zjarri në Murgash dhe Pezovë, ekipet tërë natën e kanë shuar zjarrin i cili shihet nga ana lindore e Kumanovës. Për momentin ka zjarr në anën tjetër të kodrës i cili është zgjeruar në fshatin Belakovcë ku digjet pylli, dërguam ekip edhe në atë rajon”, deklaroi komandanti i NJTZ-së Kumanovë, Dejan Ilievski.




