Zjarri në Galiçnik është shuar plotësisht

Zjarri që ndodhi dje në fshatin Galiçnik në Mavrovë është shuar plotësisht.

“Sot herët në mëngjes dy helikopterë fluturan në vendin e zjarrit për të ndërhyrë nëse ka nevojë, por për shkak se zjarri është shuar plotësishtl helikopterët u kthyen në bazë, por janë në gatishmëri nëse zjarri riaktivizohet”, theksoi drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov.

Ai i falenderoi të gjithë ato të cilët kanë kontribuuar në shuarjen e zjarrit.

“Falënderoj të gjithë ata që ndihmuan në shuarjen e zjarrit, të gjitha njësitë dhe qtyetarët që ndihmuan në shuarjen e zjarrit”, shtoi Angellov./TV21