Rreth mesditës, në majë të furrës së lartë rrotulluese të USJE-së është vërejtur tym i dendur. Zjarrin e denoncuan disa qytetarë. Në vendngjarjen kanë intervenuar tri vetura të njësisë zjarrfikëse të Shkupit.- Bëhet fjalë për zjarr në rrjetin elektrik dhe kabllot për furnizim me energji elektrike në furrën rrotulluese të USJE-së për prodhimin e çimentos.
Zjarri është i lokalizuar, por vëzhgimi i tij vijon për shkak të temperaturës së lartë të kabllove. Tymi që panë qytetarët në pjesën e sipërme të furrës, depërtoi përmes tunelit të ventilimit.
Askush nuk është lënduar dhe nuk janë dëmtuar materialet e prodhimit, furrat dhe oxhaqet, tha Zdravko Tomeski, komandant i zjarrfikësve të Shkupit. Do të bëhet kontroll dhe do të hetohet se si ka shpërthyer zjarri, që shihej nga Kisella Vodë dhe Aerodrom.




