Zjarri në Australi vihet në kontroll pas më shumë se 10 javësh

Zjarri i madh në Australi i tërbuar tashmë 10 javë, më në fund është vënë në kontroll, kanë njoftuar sot zjarrfikësit nga Uellsi i Ri Jugor.

Zjarri në pyjet Grospers ka filluar me goditje nga rrufeja më 28 tetor dhe ka përfshirë më shumë se gjysmë milionë hektarë tokë në veriperëndim të Sidnejt. Pastaj ai është përhapur edhe në disa pjesë të parkut nacional “Pyjet blu” në perëndim të Sidnejt.

Shuarja e zjarrit ka zgjatur më gjatë pasi nuk ka mundur të ndërpritet shkaku i kushteve të motit, ka njoftuar Shërbimi kundër zjarreve.

Autoritetet në shtetin juglindor australian, Viktoria sot kanë njoftuar për vdekjen e një zjarrfikësi me çka numri i plotë të cilët vdiqën përgjatë kontinentit në sezon gjatë zjarreve është rritur në 27.

Mijëra njerëz kanë mbetur pa shtëpi pasi zjarret përgjatë vendit kanë shkatërruar më shumë se 10.3 milionë hektarë, duke lënë pas vetes tokë të djegur me sipërfaqe të Koresë së Veriut.

Ekologët nga Universiteti i Sednejt vlerësojnë se në zjarret kanë pësuar ose janë lënduar rreth një miliardë kafshë.