Zjarrfikësit e Shkupit kanë ndërhyrë në 8 raste gjatë ndërrimit të viteve

Njësiti Territorial i Brigadës së Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit gjatë mbrëmjes së natës së Vitit të Ri kanë ndërhyrë në 8 raste të cilat kanë kaluar me sukses.

Ata thonë se ekipet e tyre kujdestare kanë intervenuar në fikjen e zjarrit në një dyqan, tarracë, hangar, etj.

Është shkaktuar dëm material, ndërkaq vetëm në një rast ka person të lënduar i cili sipas të gjitha gjasave ka shfrytëzuar mjete piroteknike.