Zjarret, Shekerinska në koordinim urgjent

Qindra pjesëtarë të Armatës mbrëmë e kanë shuar zjarrin në Koçan, ka njoftuar ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.

“Mijëra pjesëtarë të Armatës janë në dispozicion të dërgohen për ndihmë aty ku gjatë ditës do të paraqitet nevoja”, tha Shekerinska nga koordinimi urgjent i mëngjesit.

Paraprakisht u njoftua se dy helikopterë tashmë janë angazhuar në shuarjen e zjarrit në Koçan, transmeton TV21.