Gjatë 24 orëve të fundit, në periudhën nga ora 07:00 të datës 17.08.2021 deri më ora 07:00 të datës 18.08.2021 në aktivitetet në parandalimin dhe shuarjen e zjarreve në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut kanë qenë të angazhuar 541 nëpunës policorë, janë realizuar 214 moto-patrulla dhe janë shfrytëzuar 156 automjete.
Në terren janë edhe pjesëtarët e njësiteve speciale të policisë.
MPB-ja apelon në mënyrë të përpiktë të respektohet ndalesa për lëvizje në vendet pyjore, qytetarët në mënyrë maksimale të përmbahen nga ndezja e zjarreve, mbeturinave, kallamishteve, të mos hedhen shishe xhami dhe sende tjera të cilat nëse qëndrojnë një kohë më të gjatë në diell mund të shkaktojnë zjarr.