Zjarr në një lokal në Çarshi të Shkupit, zjarrfikësit nuk arrijnë të depërtojnë te vendi

Shpërthen zjarri në një lokal në Çarshi të Shkupit. Zjarri sipas dëshmitarëve okular ka shpërthyer për shkak të problemit me energjinë elektrike.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i zjarrfikësve, por nuk kanë arritur të depërtojnë me kohë deri te vendi, pasi janë përballur me bllokadat dhe veturat e shumta të parkuara. Shuarja e zjarrit u lokalizua me boca të kundërzjarrit. Nuk ka të lënduar, ndërkaq për rastin deri në këtë moment nuk ka denoncim në SPB Shkup./TV21