Zjarr në konviktin e një shkolle në Amerikën e Jugut, humbin jetën 20 të rinj

Të paktën 20 të rinj kanë gjetur vdekjen pas një zjarri të madh që përfshiu konviktin e shkollës së mesme në Guyana, Amerikën e Jugut.

Disa adoleshentë të tjerë janë plagosur dhe disa po përgatiten për evakuim drejt kryeqytetit, Georgetown, ku është ngritur një qendër speciale, raporton BBC.

“Kjo është një fatkeqësi e madhe. Është e tmerrshme, është e dhimbshme,” tha presidenti i Guyanezit Irfaan Ali.

Dyshohet se shkak për zjarrin që shkaktoi tragjedinë, janë bërë kushtet atmosferike dhe temperaturat e larta në këtë vend.

Guajana ndodhet midis Venezuelës dhe Surinamit në bregun verior të Amerikës së Jugut.