Ziyech nuk kalon testet mjekësore te Al Nassr, transferimi afër dështimit

Hakim Ziyech është përballur me një problem gjatë testeve mjekësore te klubi arab, Al Nassr.

Sipas raportimeve në mediat e huaja, reprezentuesi maroken nuk i ka kaluar testet mjekësore te Al Nassr, transmeton lajmi.net.

Ish-anësori i Chelseat ka rënë në teste për shkak të një problemi në gju.

Hakim Ziyech kishte arritur marrëveshje për t’u transferuar te Al Nassr nga Chelsea, megjithatë ky kalim i tij mund të mos realizohet.

Ziyech është pjesë e Chelseat nga viti 2020 kur u transferua për 40 milionë euro nga Ajaxi.

30-vjeçari ka kontratë me “Blutë” e Londrës deri në verën e vitit 2025.