Zidane nxit spekulimet për kalimin te Juventus: Situata te Real Madrid mund të ndryshojë

Zinedine Zidane ka nxitur spekulimet për një kalim të mundshëm te Juventus.

Ditëve të fundit është raportuar për një interesim të Juventus për Zidane, kurse ky i fundit së fundmi ka nxitur edhe më shumë spekulimet.

Zidane ka thënë se aktualisht është trajner i Real Madrid, por ka thënë se ky fakt mund të ndryshojë.

“Jam trajner i Real Madrid sot, por kjo mund të ndryshohet” ishin fjalët e francezit

“Kurrë nuk ka siguri se ti do të vazhdosh në ndonjë rol futbolli” ka thënë tutje Zidane, transmeton lajmi.net.

Presidenti i Juventus, Andre Agnelli thuhet të ketë kthyer sytë kah Zizou, i cili tashmë gëzon respekt të madh në Torino nga koha kur luante si lojtar.