Zyra e Avokatit të Popullit bëri analizë për periudhën janar-gusht të vitit 2021 për veprimet e organeve ndaj kërkesave dhe intervenimeve të tjera të Avokatit të Popullit në parashtresat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Në periudhën e përmendur, Avokati i Popullit ka pranuar 1760 ankimime, nga të cilat për vitin 1097 Avokati i Popullit ka hapur procedurë dhe ka ndërmarrë veprime ose në përqindje 62,32 për qind, për të cilat janë ndërmarrë 1417 veprime kundër organeve shtetërore, njësive të vetëqeverisjes lokale, organeve dhe organizatave me autorizime publike.
Pas veprimeve të ndërmarra, 436 organe dhe shërbime kanë dorëzuar përgjigje brenda afatit të përcaktuar ligjor, përkatësisht 30,77 për qind të kërkesave të parashtruara. Për 865 përgjigje pas afatit ose pas veprimeve shtesë të ndërmarra nga ana jonë, ndërsa për 116 veprime nuk është marrë fare përgjigje. Sa i përket përgjigjeve të marra, 1062 janë të plota dhe përmbajnë informacionin e kërkuar ose 74,95 për qind, ndërsa 232 përgjigje ose 16,88 për qind janë joformale, jopërmbajtësore.
Në konferencën e sotme me rastin e 10 Dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, Avokati i Popullit, Naser Ziberi, duke sqaruar Raportin nga analiza e bërë, theksoi se nuk ka bashkëpunim të mjaftueshëm me disa nga institucionet dhe apeloi tek autoritetet që të ndikojnë që këto institucione në të ardhmen të përmirësojnë bashkëpunimin me Avokatin e Popullit, për të dhënë përgjigje me kohë dhe përmbajtjesore brenda afateve të përcaktuara me ligj.
“Ministritë e Shëndetësisë, Transportit dhe Lidhjeve, Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Punës dhe Politikës Sociale, MPB, veçanërisht Departamenti për kontroll të brendshëm dhe hetime kriminalistike, Gjykata Administrativa, Gjykata Supreme, Gjykata Themelore Civile Shkup, Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Prokuroria Publike për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Prokuroria Publike Ohër, Kërçovë dhe Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë, Zyra e Regjistrimit, Enti Shtetëror i Statistikave, Qyteti i Shkupit, komunat Berovë, Koçan, Tetovë, Manastir, disa ndërmarrje publike dhe organe shtetërore janë organet të cilët bashkëpunojnë ose me insistimin tonë të vazhdueshëm ose nuk përgjigjen fare pas intervenimeve të Avokatit të Popullit dhe zakonisht paraqesin përgjigje formale që nuk ofrojnë mbrojtje efektive të të drejtave të qytetarëve”, tha Ziberi.
Nga ana tjetër, siç theksoi ai, nga analiza mund të konstatohet se Komisioni Shtetëror për Vendim në procedurën administrative dhe procedurën e punësimit në shkallë të dytë, Fondi i Shëndetësisë dhe shërbimi rajonal i FSIP, institucionet shëndetësore publike, Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, qendrat ndërkomunale për punë sociale, Zyra për Veprimtari Sociale, MASH, janë përgjigjur në kohë ose kanë paraqitur përgjigje me tejkalim të vogël të afateve, por përgjigjet janë të plota dhe përmbajtësore. Në këtë grup bëjnë pjesë edhe Inspektorati Shtetëror i Tregut, shumica e shkollave të mesme dhe fillore, Agjencia e Punësimit, institucionet nacionale, përmbaruesit, noterët, Oda e Avokatëve, gjykatat themelore, Komisioni për kundërvajtje, Komisioni për shpronësim, Prokuroria Publike Veles, Manastir, Kumanovë, Prilep, Kavadar, MRTV, EVN, BEG, Komisioni Rregullativ.
“Nevoja është e pashmangshme, bashkëpunimi është i domosdoshëm që të mund të përmirësojmë cilësinë e mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut”, tha Ziberi.
Gjyqësori, siç theksoi Ziberi, është një fushë që tradicionalisht është në krye të listës së ankesave të qytetarëve. Në periudhën që iu nënshtrua shqyrtimit të analizës, Avokati i Popullit konstatoi se janë pranuar gjithsej 300 ankimime, shumica e tyre kanë të bëjnë me punën e gjykatave, gjithsej 49 ankimime, pasuar nga përmbaruesit me 31 ankimime. Nga përgjigjet e marra nga autoritetet, 99 janë përmbajtjesore dhe të plota, ndërsa 14 janë formale.
“Si përfundim, përgjigjet i dorëzojnë në afatin e përcaktuar me ligj gjykatat e apelit në Shkup dhe Gostivar, përmbaruesit, noterët, Oda e Avokatëve, gjykatat themelore, Ministria e Drejtësisë, komisionet për kundërvajtje në MPB, Gjykata e Apelit Manastir në përgjithësi bashkëpunon drejt me Avokatin e Popullit dhe jep përgjigje thelbësore dhe të plota, ndonëse më së shpeshti pas skadimit të afatit ligjor. Ndërsa Gjykata Administrative, Gjykata Supreme, i dorëzon vetëm përgjigjet formale pas disa urgjencave”, tha Ziberi.
Fusha e dytë ku ka një numër të madh ankesash janë të drejtat e konsumatorëve dhe në periudhën e dhënë janë pranuar 163 ankesa, për 120 prej tyre janë ndërmarrë gjithsej 140 veprime. Pas këtyre veprimeve, vetëm 15 organe kanë dorëzuar përgjigje brenda afatit të caktuar dhe të gjitha të tjerat kanë dorëzuar përgjigje pas afatit ose pas një referimi urgjent. Nga përgjigjet e marra, 98 janë thelbësore dhe 24 janë më formale.
“AP vëren bashkëpunim të mirë me EVN Maqedoni, përgjigjet e dorëzuara nga ky operator pranohen me vonesë pas kalimit të afatit, por janë thelbësore dhe gjithmonë përmbajnë informacionin e nevojshëm sipas të cilit AP vepron. Esenciale janë edhe përgjigjet e Inspektoratit Shtetëror të Tregut, BEG, Komisionit Rregullativ të Energjisë dhe të tjerëve, ndonëse nuk janë dorëzuar brenda afatit të përcaktuar me ligj. Për dallim prej tyre, bashkëpunimi me NPK Tetovë është i pakënaqshëm, i cili nuk jep përgjigje brenda afatit ligjor ose përgjigjet janë jo të plota dhe jo thelbësore. Bashkëpunimi me operatorin NP Ujësjellësi dhe Kanalizimet Shkup, edhe pse është i mirë, shpeshherë i mungojnë elementet e mjaftueshme në rastet kur kërkohen masa pas sugjerimet e dhëna.
Në fushën e marrëdhënieve të punës janë pranuar 146 ankesa, gjatë të cilave janë ndërmarrë 72 veprime. Nga përgjigjet e dorëzuara, 74 janë përmbajtjesore dhe gjashtë janë përgjigje formale. Në këtë fushë, bashkëpunimi me organet shtetërore është i mirë me përjashtime, si Universiteti Shtetëror i Tetovës dhe NPQ Shkup. Disa nga organet kontribuojnë në shtyrjen e procedurës në rastet me dorëzimin e përgjigjeve formale, si Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Institucionet publike Qendra Ndërkomunale për Punë Sociale të Qytetit të Shkupit, Ministria e Brendshme dhe Qeveria.
Për të drejtat e fëmijës janë pranuar 153 ankesa, prej tyre është vepruar në 129 dhe janë ndërmarrë 233 veprime fillestare. Nga gjithsej 179 përgjigje, 154 janë thelbësore me përgjigje të plota, dhe 25 janë jo të plota dhe formale. Avokati i Popullit vëren bashkëpunim të mirë me qendrat ndërkomunale për punë sociale, Zyrën për veprimtari sociale, organet inspektuese në MPPS, Inspektoratin Shtetëror të Arsimit, të cilat janë gjithmonë të thella dhe përmbajtjesore në përgjigjet e tyre. Për dallim prej tyre, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, MPPS, MSH, Zyra e Regjistrimit veprojnë në mënyrë jo të plotë, në të shumtën e rasteve në mënyrë formale ose nuk japin përgjigje.
Ai bëri të ditur se nga viti i ardhshëm Avokati i Popullit do të bëjë analiza të tilla dy herë në vit dhe do t’i publikojë të dhënat në mënyrë që qytetarët të kenë pasqyrë se cili nga institucionet bashkëpunon dhe cili jo.
Gjegjësisht, analiza përfshin veprimin në rastet e pranuara në zyrën e Shkupit, por edhe në zyrat rajonale të Avokatit të Popullit në Manastir, Kumanovë, Kërçovë, Strumicë, Tetovë dhe Shtip, është përfshirë numri i ankimimeve, afati në të cilin përgjigjet nga organet, nëse përgjigjet janë dorëzuar brenda afatit të përcaktuar me ligj, pas skadimit të afatit, apo nuk përgjigjen fare, si rrjedhojë çfarë veprimesh janë ndërmarrë nga Avokati i Popullit për ndryshimin e veprimit të tillë. Analiza përfshin edhe cilësinë e përgjigjeve të marra – nëse përgjigjet janë thelbësore, të shpjeguara plotësisht dhe bazuar në atë nëse siguron mbrojtje efektive të të drejtave të qytetarëve dhe veprim të qetë të Avokatit të Popullit apo përgjigje formale, jo të plota. Në analizë janë paraqitur edhe veprimet e ndërmarra në rast të shkeljes së të drejtave të qytetarëve, por edhe bashkëpunimi me autoritetet.
Erik Mejer, ushtrues detyre i ambasadorit amerikan në Republikën e Maqedonisë së Veriut, tha se të drejtat e njeriut janë një nga komponentët kyç të Samitit të Presidentit Bajden Iniciativa për Demokraci, përveç fokusimit në luftën kundër korrupsionit dhe regjimeve autoritare.
“Këto janë disa nga vlerat thelbësore të Shteteve të Bashkuara dhe ato janë të ngulitura në gjithçka që bëjmë në Departamentin e Shtetit dhe në diplomacinë tonë ndërkombëtare. Të drejtat e njeriut janë themeli mbi të cilin ndërtohet demokracia dhe ato janë lidhja kryesore e asaj që e bën një vend të madh. Liria e shprehjes, të drejtat e punëtorëve, siguria kombëtare etj”, tha Mejer.