Ziadin Sela përkujton artistin Luran Ahmeti: ”Një vit pa Luranin”

Ziadin Sela përkujton artistin që u nda nga jeta para një viti Luran Ahmetin.

”Si sot një vit më parë të gjithëve na u thyen zemrat, kur dëgjuam se miku jonë Lurani kaloi në amshim.
Të gjithë ngushlluam familjen e tij, por për vete akoma s’po gjejmë ngushllim.

Idealisti, intelektuali dhe artisti ndër më të rrallët na mungon aq shumë. Koha nuk arriti të na zbusë dhimbjen nga ndarja me Luranin, por ai do të mbetet modeli i një të riu për të cilin ka nevojë çdo shoqëri e çdo popull.

Lutemi që Zoti ta shpërblejë për atë që bëri sa ishte në mesin tonë!”