Ziadin Sela ngushëllon familjen e ish deputit Agim Ramadani

Lajmin e ndarjes nga kjo botë të profesorit të nderuar dhe ish deputetit Agim Ramadani e pranova me shumë dhimbje dhe pikëllim.

Vlerat e atij që shpërndan dije e dituri do të jetojnë po aq sa dituria vazhdon të përcillet e trashëgohet prej gjenerate në një gjeneratë tjetër.

Kështu që sot fizikisht je ndarë nga familja, shoqëria e miqësia por, vepra yte do të vazhdojë të jetojë duke e bërë të pavdekshëm emrin tënd.

Ngushëllime të përzemërta familjes, shoqërisë, kolegëve, studentëve e gjithë atyre që nga afër e kanë njohur profesor Agimin.
Zoti ju dhashtë forcën e durimit dhe e takofshi në Parajsë.

Ziadin Sela