Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, fjalën e tij në tubimin në Kumanovës e nisi duke kujtuar veprën e kumanovarit Feta Alimi i cili më 27 prill të vitit 2017 e shpëtoi nga turmat e huliganëve maqedonas që të kishin sulmuar fizikisht në Kuvend. “E pamposhtur është Kumanova, prandaj jam sot këtu, sepse ju e rritët djalin tuaj Feta Alimi, i cili më shpëtoi dhe të cilit ia kam gjithë jetën time borxh, atij dhe Kumanovës. Kumanova është kala dhe kur është aty, të mbrojtur janë shqiptarët. Ne jemi shumë të vetëdijshëm që kur ia jepni përkrahjen këtij koalicioni ne këtë votë tuajën do ta shfrytëzojmë për të mirën tuaj. 18 vite me radhë shqiptarët e zgjodhën një koncept për kryeministrat e tyre, por ata nuk ishin në krye të detyrës dhe nuk kanë pse tani të dalin me oferta të rrejshme të cilat ju shërbejnë vetëm si mbulesë për diskriminimin dhe mungesën e perspektivës dhe zhvillimit ekonomik”, tha mes tjerash Sela nga tubimi në Kumanovë.
Ziadin Sela: Jetën ia kam borxh Kumanovës dhe kumanovarit Feta Alimi (VIDEO)
Ziadin Sela: Jetën ia kam borxh Kumanovës dhe kumanovarit Feta Alimi (VIDEO)
Posted by Lajm TV on Tuesday, July 7, 2020






