Ziadin Sela – Distria Krasniqit: Faleminderit nga zemra, që na bëni krenarë!

Triumfit të xhudistes nga Kosova në Lojërat Olimpike Tokio 2021, Distria Krasniqit i është gëzuar lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.

Nëpërmjet një shkrimi në “Facebook”, Sela ka falënderuar Distrinë, për siç thotë, sepse bëri krenarë të gjithë shqiptarët kudo që janë.

“URIME, DISTRIA E ARTË!🥇

Distria Krasniqi sot bëri krenarë tërë kombin shqiptarë dhe ngriti në piadestal Republikën e Kosovës.

Me medaljen e parë të artë në Lojrat Olimpike në Tokio dhe të dytin me radhë, Distria dëshmoi se puna dhe përkushtimi i çdo individi, sjellin nder të madh për kombin dhe vendin.

Urime dhe suksese pa fund vashave e djemve tanë! Faleminderit nga zemra, që na bëni krenarë, neve shqiptarëve kudo që jemi”, shkroi Sela, transmeton TV21.

Distria Krasniqi ka bërë histori në Lojërat Olimpike Tokio 2020, duke fituar medaljen e artë./TV21