Ziadin Sela apel administratorëve shqiptarë: Ju garantojmë mbështetje dhe avansim

Ziadin Sela i shoqëruar nga kryesia e ngushtë po vazhdon takimet me qytetarët duke bashkëbiseduar me ç’do shqiptarë për të dëgjuar hallet,sugjerimet,këshillat por dhe kritikat.
Sela mbrëme ka qëndruar në Komunën e Bogovinës ku ka zhvilluar disa takime me qytetarët e disa vendbanimeve të Komunës Bogovinë.

Duke folur për vizionin dhe ofertën politike të Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela ka folur edhe për të punsuarit shqiptarë në adminiatratën shtetrore, Sela ka thënë se BDI po i frikson administratorët shqiptarë se me ardhjen e Aleancës në qeveri do ti largoj ata nga puna dhe këtë po e bën që të shantazhoj dhe friksoj ata..
Sela ju ka bërë apel të gjithë shqiptarëve që janë të punsuar në administratë që të mos kenë aspak frigë.
Sela ka thënë: ju garantojmë publikisht se asnjë shqiptarë nuk do të largohet nga puna,përkundrazi ne do ti mbrojmë ata dhe do ti avansojmë të gjithë ata administratorë që BDI i ka lënë në mëshirën e fatit dhe nuk i ka avansuar edhe pse disa i kanë edhe nga 10 vite e më tepër përvoj pune,ka shumë administratorë që i plotsojnë kushtet ligjore për tu avansuar në udhëheqës njësie ose sektori por BDI nuk i ka avansuar,ju siguroj se me ardhjen e Aleancës në pushtet pas 12 prillit këta admniatratorë do të avansohen për tu liruar vendin admnistratorëve të rinjë që duhet të punsohen.