Ceremonia e hapjes e Lojërave Paralimpike Dimërore të Pekinit u zhvillua të premten në Stadiumin Kombëtar të Pekinit. Presidenti kinez Xi Jinping mori pjesë në këtë ceremoni.
![[Foto: VCG]](https://mim-img0.cctv.cn/images/zhycms_albanian/20220304/acfef2c1-152a-43f1-9a33-38567c6418e8.jpg?x-oss-process=image/quality,q_90/resize,w_650)
[Foto: VCG]
Ceremonia e hapjes, me regji nga Zhang Yimou dhe me temë “Lulëzimi i jetës”, ndahej në 12 pjesë, duke përfshirë parakalimin e sportistëve dhe ndezjen e Pishtarit Paralimpik.
30 për qind e rreth 800 interpretuesve ishin njerëz me aftësi të kufizuara, për të demonstruar integrimin e tyre në shoqëri.
Lojërat Paralimpike Dimërore të Pekinit do të zgjasin deri më 13 mars. Sportistët me aftësi të kufizuara do të marrin pjesë në 78 kategori të gjashtë sporteve: ski alpine, kros skish, dygarësh dimëror, rrëshqitje me dërrasë dëbore, hokej mbi akull për njerëz me aftësi të kufizuara dhe kërling në karrige me rrota.
![[Foto: VCG]](https://mim-img1.cctv.cn/images/zhycms_albanian/20220304/d0e43214-9cd2-4dc2-91a2-2e257db33eb0.jpg?x-oss-process=image/quality,q_90/resize,w_650)
[Foto: VCG]
Ndeshjet dhe garat do të zhvillohen në gjashtë vende të tre zonave të konkurrimit në Pekin, Yanqing dhe Zhangjiakou. (Li Huailiang/Artan)




