Zhurnal mëson: Lajmi i publikuar në disa media “Artan Grubi zv/kryeministër”, revoltë e madhe në BDI, minimum 3 deputet do të votojnë kundër!?

Me arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje mes LSDM-së dhe BDI-së, ne disa media vecmë kanë filluar të liferojnë edhe emrat e mundshëm të ministrave nga BDI.

Mediat kanë shkruar se zv/kryeministër i parë dhe ministër për sistem politik nga BDI do të jetë Artan Grubi.

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim informojnë se sot kryetari i partisë Ali Ahmeti, në ora 18:00 do të mbledh Këshillin e Përgjithshëm të BDI-së për të diskutuar zgjedhjet e 15 korrikut dhe marrëveshjen e koalicionit për bashkëqeverisje.

Por, Agjencia e Lajmeve Zhurnal nga burime partiake mëson se sot gjatë mbledhjes që ka thirrur Ahmeti, do të ketë kundërshtime nga degët e Shkupit dhe Pollogut rreth emrit të Artan Grubit për zv/kryeministër dhe ministër për sistem politik.

Ata sot do ti kumtojnë kryetarit të partisë se janë kundër këtij propozimi dhe do të votojnë KUNDËR që Grubi të emrohet në ekzekutiv, mëson zhurnal nga burime brenda partiake.

Agjencia e Lajmeve Zhurnal mëson se në këto degë mbizotëron revoltë e madhe, por gjithashtu edhe 3 deputet të BDI-së janë kundër këtij propozimi.

Kujtojmë se Grubi mezi që u bë deputet në vitin 2016, dhe se tani fitorja e madhe në Çair dhe njësinë zgjedhore numër 1, nëse vendoset Artan Grubi për ministër për sistem politik, nga pakënaqësitë për këtë zgjedhje, mund të vjen edhe te përçarja brendapartiake.

Por mbetet të shohim se si do të reagon në mbledhjen e sotme të Këshillit të Përgjithshëm kryetari i partisë Ali Ahmeti, ndaj pakënaqësive që do të shfaqen nga disa eksponent partiak rreth propozimit që Grubi të jetë zv/kryeministër dhe ministër për sistem politik.

Revoltë në Bashkimin Demokratik për Integrim ka pasur edhe më herët ndaj Artan Grubit, ngase në opinion është përfolur se ka pasur kontakte shumë të afërta me ish shefin e DSK-së, Sasho Mijallkov, dhe se tani , për emërimin e tij si zv/kryeministër dhe ministër për sistem politik, mësohet se po lobon pikërisht Mijallkov.