Zhernovski: BE-ja nuk e ka luksin të zgjedh mes reformave të brendshme dhe zgjerimit

BE-ja nuk e ka luksin të zgjedh mes thellimit dhe zgjerimit, ndërmjet reformave të brendshme dhe zgjerimit, dhe duhet të bëjë gjithçka që të dy proceset duhet të vazhdojnë paralelisht, deklaroi sot zëvendësministri i Punëve të Jashtme Andrei Zhernovski gjatë fjalimit në seancën e Komitetit të përzier parlamentar të Republikës së Maqedonisë të Veriut – BE, që filloi sot në Parlamentin Evropian në Strasburg.

Zhernovski potencoi se Rezoluta e Parlamentit Evropian e miratuar më 24 tetor, menjëherë pas Samtit të tetorit të BE-së dhe vizitës të kryetarit të Europarlamentit, David Sasoli në Maqedoninë e Veriut, e inkurajoji fuqishëm vendin se dyert evropiane nuk i janë mbyll dhe dërgoi sinjal të fuqishëm në Këshillin Evropian ta mbajë premtimin dhe çështjen për fillimin e negociatave inkuadruese ta kthejë në rend dite.

Zhernovski vlerësoi se pamundësia e Këshillit të BE-së të sjell vendim në tetor për fillimin e negociatave ishte zhgënjim i konsiderueshëm dhe krijon atmosferë të pasigurisë dhe paparashikushmërisë të perspektivave të BE-së dhe nxitit kërkimin për alternativa për anëtarësim në BE, me të cilën u dërgua sinjal i keq në Rajon me nxitjen e forcave politike regresive dhe nacionaliste “.

Më e rëndësishmja, sipas tij, është që për momentin të gjitha shtetet anëtare së bashku me Francën kanë konfirmuar se qëllimi përfundimtar është anëtarësimi i plotë i të gjitha vendeve në rajonin tonë në BE, por procesi i zgjerimit duhet të sigurojë niveli të barabartë të lojës për të gjitha vendet kandidate duke aplikuar të njëjtat parime, duke bërë të mundur një reformë konkurruese produktive.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme shfaqi shpresën se Eurokomisioni në janar do të dal me propozim si të mbahet dhe përshpejtohet procesi i inkuadrimit dhe mund të përgatis kontroll të shkurtër të gjendjes me reformat, me bindje se këto dy procese mund të shkojnë paralelisht dhe “kulminojnë në Këshillin Evropian në mars”.

Vetëm në këtë rast, sipas Zhernovskit, Samiti në Zagreb mund të shërbejë si ngjarje strategjike bashkimi dhe vend për ripërtërirjen e perspektivës inkuadruese evropiane për tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Faktor vendimtarë, sipas tij nuk duhet të jetë nëse vendet e Ballkanit Perëndimor arrijnë t’i plotësojnë të gjitha kushtet në mënyrë të përkryer, por është më me rëndësi ata të bëhen më demokratike gjatë viteve në vijim dhe ndërmarrin luftë kundër populizimit dhe nacionalizimit.

Krahas Zhernovskit para anëtarëve të Komitetit të përzier parlamentar gjatë seancës dyditore do të mbajnë fjalime edhe njeriu i parë në sektorin e Drejtorisë për politikë fqinjësore evropiane dhe negociata për zgjerim Dejvid Kulen, shefja e Sektorit për Ballkanin Perëndimor pranë Shërbimit evropian për punë të jashtme Elza Fenet dhe raportuesi i përhershëm në Europarlament për vendin Ilhan Quçuk.

Delegacionin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë të Veriut në komitetin e përzier parlamentar e udhëheqë Sonja Mirakovska, ndërsa në të janë Betian Kitev, Zhaklina Lazarevska, Nkiolla Poposki, Shpresa Hadri, Ivana Tufegxhiq, Ivan Stoilkoviq dhe Meral Uzeiri Ferati.

Mes temave të debatit në takimin e Komitetit të përzier gjenden edhe: sundimi i ligjit, reformat në gjyqësor, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit për përgatitjen e sistemit zgjedhor dhe reformat e propozuara në këtë drejtim.