Zhelinë, banorët e Dëbërcës në protestë/ Kërkojnë heqjen e gurores e cila gjendet në hyrje të fshatit

Banorë të fshatit Dëbërc të komunës së Zhelinës protestuan kundër gurores që është në hyrje të fshatit të tyre. Banorët ankohen për ndotjen që e shkakton gurorja si dhe shqetësimet që përjetojnë nga shpërthimet, madje thonë se edhe shtëpitë iu dëmtohen.

“Ndotje, pluhuri i tepër, ku më për këtë Qeveria e Maqedonisë së Veriut në kushtetutën e saj e ka të shkruar si vijon amendamenti 19 neni 49 thotë. Secili njeri ka të drejtë të ketë ambient të pastër jetësor, secili njeri ka për obligim të mbrojë ambientin jetësor si dhe shteti siguron kushte që qytetarët të kenë mjedis të pastër jetësor. Minimi i pa kontrolluar, ndikimi i tepërt i rënies së nivelit të ujit ku 90% të fshatit kanë puse private. Të çara dhe plasaritje të mureve të shtëpive, objekteve të ndryshme, shkollës. Këto plasaritje shkaktojnë frikë të tepërt tek nxënësit edhe fëmijët të tjerë.”- thotë një banor i Dëbërcës.

Nga komuna e Zhelinës përmes një komunikate thonë se ata nuk kanë qenë të njoftuar nga banorët e Dëbërcës, ndërsa ata i përkrahin kërkesat e tyre.

Третирајте дијабетичари ПРЕД АМПУТАЦИЈА!
“Ju njoftojmë se koncesioni për operatorin ekonomik në fjalë, është dhënë në vitin 1998 nga ana e Ministrisë së Ekonomisë, e cila është edhe kompetente për dhënien, kontrollin dhe përgjegjësitë e koncesionerëve dhe punës së tyre. Komuna e Zhelinës për këtë problematikë të vjetër, gjithnjë ka paraqitur reagime deri në Qeveri që të merren masa adekuate në kuadër të kompetencave ligjore”- thonë nga Komuna e Zhelinës.

Banorët e Dëbërcës thonë se kjo protestë e ditës së sotme është më shumë simbolike për t’i njoftuar institucionet me hallet që ka ky fshat. Nëse ato nuk marrin masa, atëherë do të bllokojnë rrugën.