Policia e Kosovës, përmes raportit të saj të përditshëm, ka njoftuar për një rast të zhdukjes në Prishtinë.
Në raport, njoftohet se e zhdukura është një vajzë e mitur, e cila ka dalë nga strehimorja dhe se më nuk dihet asgjë për të, përcjell Gazeta Express.
‘’PERSON I ZHDUKUR
Prishtinë 17.07.2026 – 15:50. Ankuesja femër kosovare, përgjegjëse në strehimore, raporton se një vajzë e mitur, ka dalë nga strehimorja dhe nuk dihet asgjë për të. Rasti nën hetime’’, thuhet në raport.



