Qendra për Menaxhim me Kriza ka njoftuar se në numrin për thirrje emergjente 112 është pranuar raportim nga një zyrtar policor për një grua të zhdukur.
Bëjnë të ditur se gruaja është zhdukur në rajonin e Likovës.
“Me kërkesë të policisë, është kërkuar përfshirja e dronëve në operacionin e kërkimit. Nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) është informuar menjëherë Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) për angazhimin e dronëve në kërkimin e gruas së zhdukur. Sipas informacioneve të fundit, kërkimi për gruan ende po vazhdon”, njoftojnë nga QMK-ja, përcjell TV21.