Zhduket një grua në Gjakovë

Një person ka raportuar se një grua është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 18:00, në Gjakovë.

Tutje bëhet e ditur se rasti është nën hetime.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.