Zhduken tre të mitur, dy në Vushtrri dhe një në Prizren

Tre persona të mitur janë raportuar të zhdukur në Policinë e Kosovës nga prindërit e tyre.

Policia i raportoi rastet në 24-orëshin e fundit edhe pse rastet kanë data të ndryshme se kur të miturit dolën nga shtëpia.

Dy raste janë në komunën e Vushtrrisë ku për një djalë të mitur dhe një vajzë të mitur s’dihet vendndodhja.

Ndërkaq, një rast ndodhi në Prizren ku një djalë i mitur doli nga shtëpia që nga 21 nëntori dhe për të cilin s’dihet vendndodhja.

PERSON I ZHDUKUR

  • Rr. Dëshmorët e Kombit, Vushtrri  04.12.2025 – 20:00. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se djali i saj i mitur, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij. Rasti nën hetime.
  • Fsh. Kollë, Vushtrri  05.12.2025 – 10:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se vajza e tij e mitur është larguar nga shtëpia dhe ende nuk dihet vendndodhja e saj. Rasti është duke u hetuar.

PERSON I ZHDUKUR

Rr. Xhavit Bajraktari, Prizren  21.11.2025 – NN. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se djali i saj i mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij. Rasti nën hetime.