Ambasadori i BE-së, Samuel Zhbogar sot ka realizuar takim lamtumirës me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi.
Ambasadori në largim Samuel Zhbogar uroi Xhaferin për rizgjedhjen e tij në krye të Kuvendit si dhe për angazhimin e zbatimit të agjendës evropiane, për mbajtjen e dialogut politik me të gjitha partitë parlamentare dhe për rolin e tij si Kryetar i të gjithë deputetëve në Kuvend.
Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi në takimin lamtumirës me Ambasadorin Zhbogar u shpreh se bashkëpunimi dinamik me institucionet e Bashkimit Evropian, sidomos me Komisionin Evropian dhe Parlamentin Evropian si mbështetës shumëvjeçar të proceseve tona integruese është tejet i rëndësishëm.