Zhan Kasteks është kryeministri i ri i Francës

Presidenti francez Emanuel Makron e ka emëruar Zhan Kasteks, pasardhës të Eduard Filip, i cili dha dorëheqje këtë mëngjes, njofton korrespondenti i MIA-s nga Parisi.

Funksioni i fundit i Zhan Kastek ishte zbatimi i masave për dalje nga izolimi, që ishin vendosur me epideminë Kovid-19.
Zhan Kasteks 55 vjeç, përfundoi studimet në ENA (Shkolla Kombëtare për Administratë). Ka punuar në Gjykatën për revizorë, ka qenë zëvendës-sekretar i Presidencës së Republikës në periudhën midis viteve 2011 dhe 2012, kur Nikolas Sarkozi ishte president. Në raundin e parë të zgjedhjeve komunale më 15 mars, Kasteks u rizgjodh prefekt i Prades, një qytet në Pirinejin lindor.