Çështja e personave pa shtetësi u zgjodh në qeverinë e kaluar, kur ne ishim pjesë e saj dhe udhëhiqnim me Ministrinë e Drejtësisë duke u bërë vendi i parë në Europë me një zgjidhje të tillë, siç e konfirmon edhe Ambasadori i OSBE, mbështetësit kryesor të atij projekti”, reagojnë kështu nga ASH-Sela për zgjidhjet rekord me problemin e shtetësive të popullatës shqiptare mbi 90 përqind të rasteve.
Nga ASH-Sela thonë se ishte pikërisht kjo parti që kushtëzoi formimin e qeverive më herët me zgjidhjen e një problemiçprej shumë dekadash të shqiptarëve
”Paraprakisht me kushtëzimin e Aleancës për Shqiptarët (Ziadin Sela) u soll edhe Ligji për Shtetësi me të cilin ju dha fund golgotës dekadëshe të mijëra shqiptarëve. Këta që sot mundohen të përvetësojnë sukseset tona, duhet të japin llogari pse nuk po i zbatojnë ligjet e gatshme që ua lam. Me kornizë të qartë e të sigurtë ligjore, sot ende ka persona të cilët përballen me lavirinthe byrokratike dhe nuk arrijnë të pajisen me shtetësi”, thonë nga ASH-Sela
Mos u mundoni të përvetësoni sukseset e të tjerëve, theksojnë më tej nga ASH, duke i drejtuar pushtetit që të provojnë të arrijnë ndonjë sukses me zbatimin e arritjeve të deritashme.
”Provoni të arrini ndonjë sukses me zbatimin e arritjeve të deritanishme, do tu mjaftonte kjo”, thotë ASH-Sela



