Zgjedhjet në Serbi: Shqiptarët të përçarë garojnë të ndarë, me dy lista

Sot në Serbi do të mbahen dy palë zgjedhjesh të jashtëzakonshme, lokale dhe parlamentare.

Të drejtë vote kanë edhe shqiptarët nga Lugina e Preshevës.

Por, gara e liderëve politik shqiptarë atje do të jetë e ndarë.

Ata do të garojnë me dy lista.

“Beteja politike e shqiptarëve vazhdon – Shaip Kamberi” udhëhiqet nga Shaip Kamberi, ndërsa “Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar”, nga Shqipërim Arifi.

Të drejtë vote në Serbi, kanë mbi 6.5 milionë qytetarë.