Kandidati për kryetar të Lëvizjes Evropë tani, Jakov Milatoviç, prin bindshëm në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, tregojnë rezultatet paraprake.
Sipas rezultateve preliminare të Qendrës për Monitorim dhe Hulumtim, bazuar në 78,7 për qind të votave të numëruara, Milatoviç ka fituar 60,2 për qind të votave, ndërsa kandidati i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) Milo Gjukanoviç 39,8 për qind.
Sipas të dhënave të CeMI, pjesëmarrja ishte 70.6 për qind. Qendra për Tranzicion Demokratik (CDT) njoftoi, sipas 76,3 % të votave të numëruara, se Milatoviç fitoi 56,9 për qind të votave dhe Gjukanoviç 43,1.
Më herët kanë bërë të ditur se pjesëmarrja ka qenë 70.7 %.




