Zgjedhjet në Kosovë, Kallas: Hapin rrugën për tejkalimin e ngërçit politik

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, u ka bërë thirrje liderëve politikë në Kosovë që të angazhohen për formimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve të mbajtura më 7 qershor.

“Zgjedhjet demokratike dhe gjithëpërfshirëse në Kosovë hapin derën për të kthyer faqen pas më shumë se një viti bllokimi politik. Udhëheqësit politikë tani duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive për të siguruar formimin e shpejtë të qeverisë”, deklaroi Kallas.

Kjo e fundit thekson se progresi në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe normalizimi i marrëdhënieve, mbeten thelbësore për avancimin e Kosovës në rrugën e saj evropiane.

/rtsh.al/