Zgjedhjet në Kosovë, fluks kthimesh për të marrë pjesë në votime

Zgjedhjet në Kosovë mbahen të dielën dhe gjatë kësaj fushate elektorale, të pazakontë dhe të shkurtër partitë politike pjesëmarrëse në to i kanë bërë thirrje shtetasve që banojnë jashtë të kontribuojnë me votën e tyre.

Pavarësisht pandemisë, aeroporti “Adem Jashari” i Prishtinës raporton për një fluks të shtuar linjash ajrore që pritet të fillojnë sot dhe përfundojnë të dielën e zgjedhjeve.

Pavarësisht se Kosova iu jep mundësinë e votës me postë shtetasve të saj mesa duket shumë persona kanë preferuar të jenë të pranishëm dhe këtë e konfirmojnë 45 avionë të linjave të ndryshme që do të ulen në aeroportin e Prishtinës.