Në Itali janë duke u zhvilluar zgjedhjet lokale në dy rajone të vendit Emilja Romana dhe në veri të Kalabrisë. Këto zgjedhje mund të jenë një ndihmesë për liderin e djathtë Mateo Salvinin që të rimarrë pushtetin në këto rajone pasi prej 70 vitesh nuk është parë një fitore e së djathtës.
Këtë të dielë në Itali janë duke u zhvilluar zgjedhjet lokale. Votuesit kanë nisur votimin në dy rajone të vendit, në Emilja Romana dhe në veri të Kalabrisë. Këto zgjedhje lokale mund të ndihmojnë liderin e djathtë Mateo Salvinin të rimarrë pushtetin në këto rajone pasi prej 70 vitesh nuk është parë një fitore e së djathtës.
Në një sondazh të publikuar përpara zgjedhjeve, Salvini cilësohet si një anti-emigrant. Mesazhet e pasqyruara anti europiane dhe anti emigrante të Salvinit gjatë fushatës janë parë në këto rajone. Ai ka premtuar ulje të taksës teksa shpreson për një fitore të mundshme.
Janë 3.5 milionë qytetarë që kanë të drejtën e votës për të zgjedhur kryetarin e rajonit.
Salvini, një ish-ministër i Brendshëm dhe zëvendëskryeministër, zemëroi kundërshtarët e tij një ditë përpara zgjedhjeve duke thyer heshtjen parazgjedhore.
Votimi në këto dy rajone përfundon në orën 11 dhe rezultatet e pra në Emilja Romana pritet të bëhen të ditura të hënën në mëngjes.