Kandidati i mbështetur nga VLEN për kryetar të komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta sot tha se nuk ka armiqësi me Ali Ahmetin, përcjell TV21. I pyetur për koalicionin e BDI-së me ASH-Taravarin, Bejta tha se Arben Taravari ka ofenduar BDI-në dhe se si rrjedhojë nuk mund të kërkojë votën e integristëve.
“Jo, unë nuk kam armik asnjë. Pse ta kem armik unë Ali Ahmetin, nuk e di pse. Është e drejta e partive politike, por nuk mund t’i komandojnë votuesit dhe anëtarësinë, ju e dini shumë mirë se Arben Taravari 10 vjet i ka ofenduar votuesit e BDI-së, i ka ofenduar udhëheqësit e DI-së, nuk besoj që votuesit dhe qytetarët do t’ua japin atyre”, tha mes tjerash Bejta.
Për zyrtarizmit të kandidaturës së Bejtës, reagoi Areben Taravari, i cili shkroi në Facebook:
“Nëse do të duhej vleni në tërësi të identifikohet me një person, pa dyshim ky do të ishte Nevzat Bejta!”, ka shkruar Taravari.

Kujtojmë se në zgjedhjet lokale të vitit 2021, në Gostivar BDI garoi me Nevzat Bejtën, ndërsa Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa garuan me Arben Taravarin, i cili edhe fitoi zgjedhjet.






