“Zgjedhjet”, Mickovski optimist për marrëveshje

VMRO-DPMNE-ja është pjesë e komunikimeve për datën e zgjedhjeve me konsensus. Hristijan Mickoski pranoi se ka pasur komunikime, por duke mos potencuar 5 korrikun si datë të propozuar. Mickoski është optimist për marrëveshje.

Duhet arritur kompromisi për të mirën e qytetarëve dhe të vendit, por jo në kurriz të shëndetit të qytetarëve. Ekziston kanal për komunikim. Nuk dua të jap më shumë hollësi. Nuk jemi të gjithë të njëjtë dhe nuk merremi me gjërat e njëjta. Derisa ka marrëveshje do të njoftoheni – tha Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Në rast se data caktohet pa konsultime adekuate me opozitën, Mickoski pushtetit i uron fat në zgjedhje.

Derisa vlerësojnë se në këtë mënyrë menaxhohet me shtetin, i qoftë me fat procesi zgjedhor – u shpreh Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Lidhur me ultimatumin për datën e zgjedhjeve para shfuqizimit të gjendjes së jashtëzakonshme, Mickoski theksoi se për heqjen ose vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme duhet marrëveshje politike. Nga komunikimet bilaterale që lideri i LSDM-së, Zoran Zaev ka zhvilluar në fundjavë, Alsat mëson se 5 korriku është data e mundshme për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Me këtë datë pajtohet BDI-ja, ndërsa koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kërkojnë zgjedhje më 26 korrik.