Zgjedhjet lokale si dëshmi e legjitimitetit kombëtar

Muhamed Halili

Në BDI, deri me paraqitjen e “Grupit të zjarrit” të kryesuar nga Izet Mexhiti, kryetari i saj Ali Ahmeti, bindshëm e zotëronte skenën politike në Maqedoni dhe fuqimisht ishte i përkrahur nga bashkësia ndërkombëtare, si BE dhe SHBA, si dhe nga disa liderë shqiptarë në Kosovë dhe Shqipëri.
Mbahen mend kohët kur aty-këtu, rridhnin fjalë për destabilizim të qeverive të Maqedonisë (AKSH, 2002-2003) Ahmeti i “kanalizonte” tendencat e këqija ndër disa grupe shqiptarësh të rinjë, me sintagmën “koha e luftërave ka përfunduar dhe tash është koha për demiokraci”.
Mbi dy dekada Ali Ahmeti e mbante thuprën e dirigjentit në orkestrinën politike shqiptare, deri në çastin kur e refuzoi propozimin e Izet Mexhitit, për reformim të brendshëm të BDI-së dhe instalimin e demokracisë së brendëshme partiake të saj, e cila ishte fuqimisht e okupuar nga ardhacakut Artan Grupi, si kryekomandant” sportiv i më duket “shvercerëve” në Shkup dhe i “patriotit” zulmëmadh që e “prishi” Kalanë e Shkupit, para se të vijë në BDI dhe të bëhet shef i kabinetit të Alisë.
Deri tash ka vetëm supozime pse Aliu u bë shumë i dëgjueshmi i Grubit. Disa e lidhin me ”bombat” e Zaevit që i paska në disponim Grubi (Xh. Hajredini) e ku paska mijëra ‘fajla’ për veprimet e Alisë, kurse disa mediume kosovare e lidhin me dëshminë e Alisë për Hashim Thaçin, ku Grubi ka qenë përkthyes, e gjoja Alija paska “kënduar mirë”. Sidoqoftë, me veprimet e tija prej një çallamxhiu, Grubi e varrosi veten, por nuk e la rehat edhe Alinë. Me faktin që u bë personi më i fuqishëm dhe më i besuashëm i Alisë, Grubi krijoi pozicion më të fuqishëm edhe në qeveritë e LSDM-së: zëvendëskryeministër i parë i saj.
Si njeri me pozitë të lartë partiake dhe pozitë shumë të fuqishme shtetërore, Grubi në emër të partisë e Alisë, një nga një i eliminonte nga skena politike kundërshtarët e tij politikë, e në veçanti Ermira Mehmetin, për t’i forcuar pozicionet politike të “ideologes” për krijimin e kombit politik të njohur si “shiptarët maqedonas”, Teuta Arifi, e cila e turpëroi veten politikisht e kombtarisht gjatë udhëheqjes katastrofale me komunën e Tetovës.
Atë kohë Grubi bënte çdo gjë: krijonte politikë kadrovike, luante futboll në zyrat e qeverisë, shiste politikë dhe nuk harronte që brenda pesë fjalive dhjetë herë t’I thurrë himne lavde Alisë, si shqiptari më i mençur dhe më i aftë në rruzullin tokësor. Ai ishte lokomotiva e çdo gjëje: ndante tendera, punësonte dhe nxierrte prej punë, merreshte me projekte zhvillimore; e shpiku burimin e parave “Behtel & Enka” dhe gjithnjë e kishte për merak t’i rrijë në krah të Alisë dhe t’i përshpërisë në vesh, gjatë përkthimit. Arriti që gjithnjë në krahë të djathtë ta mbaj ambasadoren amerikane dhe Girin e Evropës, derisa një ditë përfundoi në Listën e zezë amerikane, si “persona non-grata”.
Kur erdhi në Maqedoni Ali Ahmeti e proklamonte veten si lider i cili nëpërmjet luftës shqiptarëve u solli barazi kombëtare, Kosovës “ia solli lirinë”, por ata që e njohin nuk thonë ashtu: analisti i madh i Çështjeve të mbrojtjes nga Shqipëria koloneli (më duket) Dritan Goxhaj, anëtar i UÇK-së, pjestar në luftë, deklaron se Aliu në vend të luftës për të drejtat, paska bërë luftë kadrovike: “zbritë Arben prej
Qeverie, të hypi unë në qeveri!”.
Nga familja e Haradinajve, heronjëve të luftës së Kosovës, ish kryeministri Ramush Haradinaj, deklaroi për një medium se Aliu paska nisur të shkoj në luftë, por si i pa stërvitur paska mbërri deri në Kukës dhe qenka ndalë aty, se e paskan zënë ethet. Megjithatë, në një prononcim për “Portalb”, Xhevdet Hajredini, njohësi i mirë i çështjeve Kombëtare, ka deklaruar se Ahmeti do të kishte merituar busta në shumë qytete, poqëse të mbronte vetëm narativin e mbrojtjes së kauzës kombëtare, poqëse politikën nuk do ta kuptonte si biznes, fitim parash etj.
Ai shpesh lavdërohej se e ka prishur Jugosllavinë, por doli e kundërta. Me qeverisjen e tij, Aliu e prishi totalisht Maqedoninë. Nga qeverisja e tij mbi njëzet vitesh Aliu në qarqe brendapartiake, sipas akuzave të opozitës, krijoi sistem të korrupsionit, të krimit të organizuar, gjithnjë sipas opoozitës, sistem të vrasjeve politike, krijoi raste të shumta që shqiptarët gjatë kohë nuk do t’i harrojnë, si “Monstra” etj., etj.

Izet Mexhiti hero i demokracisë ndër shqiptarët e Maqedonisë

Më tepër se dy decenie Ali Ahmeti shumë lehtë i fitonte zgjedhjet në vend, zgjedhjet shqiptare. Nuk ishte e rëndësishme në çfarë mënyre: me apashë, me dilerë, me gazetarë që i kishte shërbëtorë besnikë, me të ashtuquajtur intelektualë, të cilët ai i rekrutonte nga disa universitete, me punësime fiktive, polici partiake, me gjyqësinë e korruptuar partiake e kështu me radhë, deri me paraqitjen në skenë të Izet Mexhitit dhe më vonë partisë së tij Lëvizja Demokratike (LD). Atë që ne si parti politike shqiptare dhe zgjedhësit shqiptarë nuk mundën ta arrijnë për 24 vite, Izet Mexhiti e arriti me më pak se një vit.
Para një viti isha dëshmitar i një euforie të paparë të radhëve të mëdha të qytetarëve përpara notariatit, ku bëhej dhënia e nënshkrimeve për regjistrimin e partisë LD-në. Izet Mexhiti nuk pati nevojë për armë për të formuar parti politike, siç veproi Ahmeti në vitin 2001, por vetëm një thirrje e thjeshtë qytetarëve, 1000 nënshkrime qytetarësh dhe nga një program dhestatut partie.

“ Referendumi“ dështoi: A thua Bujar Osmani, u bë kurban i zgjedhjeve lokale?

Gjatë këtyre zgjedhjeve lokale, Aliu bëri fushatë rajonale mediatike (në Kosovë dhe Shqipëri) dhe shpërndau një retorikë përçarëse ndër shqiptarë. Duke e shpallur veten “patriot” të regjur, ai nuk la pa “zbuluar” edhe “tradhtarët” ndër shqiptarë të llojit të Rahman Morinës. Kështu ai shpiku lakej, tradhëtarë, zagarë, shqiponja… e çka nuk i ra ndërmend dhe harroi se ata kandidatë për kryetarë komunash, janë bijtë e bijat e 100 mijë votuesve nga vendvotime të pastërta shqiptare.
Mllefin e tij të madh, “kryekomandnanti” dhe “kryeimami” i Zajazit, e drejtoi te mandatari Hristijan Mickoski, i cili refuzoi të bëjë qeveri me shqiptarë hajdutë, të korruptuar dhe amoralë. Retorika e tij politike drejtohet kah emri i Mickoskit, që të fitojnë përshtypje shqiptarët se Aliu është mbrojtës i shqiptarëve dhe të të drejtave të tyre ekonomike e gjuhësore, ndaj arrogancës së një ‘vmrovci’ që quhet Mickovski dhe e lëvduar në të njejtën kohë bashkëpunimin e shkëlqyeshëm dhjetëvjeçar gjatë qeverisjes me një “vmrovc” tjetër Nikolla (Gruevski) të cilin e evakuoi në Budapest, si shpërblim që qeveria e tij e amnistoi për vepra që sipas të drejtës ndërkombëtare, nuk vjetrohen.
Sa për rikujtim, amnistimin e pjestarëve të UÇK-së së pari më këmbëngulje e kërkoi në konferencë për shtyp më 16 mars 2001, Partia per Proesperitet Demokratik (PPD). Madje, PPD-ja e cila fuqimisht e mbrojti kauzën e UÇK-ës në Parlament dhe amnestinë e pjestarëve të UÇK-ës e parashtroi, si kusht për fillimin e bisedimeve.
Amnestinë e vetëvetes dhe udhëheqjes Aliu e bëri në qeverinë e tij duke i bërë Nikollës (Gruevskit) lëshime të mëdha në kurriz të të drejtave të shqiptarëve.
Akuzat e parreshtura të Alisë se Mickoski dëshiron t’i rikthejë në procedurë rastet e Hagës, nuk qëndrojnë, sepse, ai as që i ka përmendur ato si prioritet qeveritar. E vërteta është se sikur edhe BDI të ishte në qeveri, do të ishte e obliguar t’i jap përgjigje kërkesës së Komisares evropiane Dunja Mijatoviq për të drejtat e njeriut, për këto raste.
Klasifikimi i shqiptarëve të Maqedonisë në “atdhetarë” e “tradhëtarë” dhe sharjet e pareshtura dhe nënçmuese, si dhe gjunjëzimi i Alisë para Mickoskit që ky t’i merrë në qeveri si përfaqsues legjitim i shqiptarëve, definitivisht u varros më 19 tetorin që shkoi dhe udhëheqjes së BDI-së iu vazhdua kohëzgjatja e lotëve deri në vitin 2028, në zgjedhjet e ardhëshme parlamentare.
Koalicioni i ri qeveritar AKI, ditën që e shpalli si “referendum kombëtarë”, pësoi debaklin më të madh zdhedhor, gjatë 24 vitet e fundit.
VLEN korri fitore bindëse në tërë territorin e Maqedonisë. Madje edhe komunat që Aliu i nxori nga xhepi dhe ia dha Taravarit në numër 5, përfshi Gostivarin, nuk e dëgjuan Aliun dhe do të duhet një kohë tjetër për legjitimitet.
Në ditën e zgjedhjeve, kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, burrërisht para zgjedhësve pranoi se sipas rezultateve të zgjedhjeve, del se edhe në maj të këtij viti, VLEN ka qenë përfaqësues legjitim i shqiptarëve në qeveri.
Më tutje, theksoi Mickoski, si fitues absolut i zgjedhjeve, nuk do të ketë zgjedhje parlamentare deri në vitin 2028, dhe nuk do të lejojë që koalicioni AKI, pa legjimitet shqiptar të hyjë në qeveri dhe përfaqësuesit e saj të jenë në funksione si “shqiptarë të ndershëm” të prototipit të rrahmanmorinës
milosheviqjan, edhe përkundër faktit se atyre zemra u digjet për qeveri.
Bujar Osmani, një djalosh i edukuar dhe inteligjent, kandidat për kryetar të komunës Çair, i cili së bashku me Ali Ahmetin, 19 nëntorin e shpallën ditë referendumi për legjitimitet shqiptar në qeveri, burrërisht e pranoi humbjen dhe i informoi shqiptarët e AKI se lufta për legjitimitet shqiptar ka përfunduar sepse ai i takon VLEN-it deri në vitin 2028 dhe mos t’i ëndërrojnë zgjedhjet e pranverës, siç u patë premtuar më herët.
Pas humbjes të pranuar në mënyrë xhentelmene, Bujari mësoi një të vërtetë të hidhur për të se kandidimi i tij për kryetar të Çairit, kishte qenë një sherr i Alisë, pra që Bujarin ta largojë nga kandidatura për kryetar të ardhëshëm të BDI-së, duke e pritur kështu kthimin e Grubit nga tokat tona.
Nga ana tjetër, Aliu pranoi se ka bërë një gabim të madh. Kur e thirri Taravarin në qeveri dhe i premtoi pesë komuna, mes të cilave edhe Gostivarin, dhe populli nuk ia kishte dhënë vizën jo vetëm të fitores por edhe të cenzusit. Pas ciklit zgjedhor Aliu e vërejti se Gostivarin nuk e kishte pasur në xhep, por, ai kishte qenë në duart e votuesve-qytetarëve.
Gabimi tjetër i Alisë kishte qenë se Frontin Evropian për korrupsion e shpërndau për të formuar Lidhjen AKI, me çka ai e largoi Kurto Dudushin nga koalicioni dhe e mbajti Arbenin.
Sikur Aliu, Kurto Dudushin ta kapërcente prej Frontitt evropian në AKI, do të kishte rast të lëvdohej në konferencë shtypi se “DUI”, partia e tij, debaklin e pësuar nga humbja në Gostivar e ka kompenzuar nga fitorja e Kurto Dudush në Shuto Orizare . Një komunë multietnike më tepër për AKI.
Anëtari i koalicionit AKI, pas shpalljes së rezultateve zgjedhore Zijadin Sela, u zgjua nga një ankth dhe bërtiti. Bëre Zot ëndërr! Iu duk se ndonjë gazetar e pyet se, a do të hyjë në qeveri paszgjedhjeve?
Sa qesharake ishte përgjigja vetevehtes: “do ta shohim, nëse mandatari i pranon kushtet tona!!!
Sela harroi për cilën qeveri ëndrron? Harroi kush duhet dhe pse duhet ta thërret në qeveri pa legjitimitet
shqiptar të vërtetuar në këto zgjedhje lokale Mickoski vmroist!