Zgjedhjet lokale/ Kandidati i pavarur për Qytetin e Shkupit nga Vodno: T’i shfrytëzojmë potencialet

Kandidati i pavarur për numrin një të Qytetit të Shkupit, Goran Markovski në kuadër të fushatës u ngjit me teleferik në malin Vodno. Nga atje ai dërgoi disa porosi për qytetarët, duke nënvizuar se do të bëhen të gjitha përpjekjet që të shfrytëzohen sa më shumë potencialet e këtij vendi, duke ofruar sa më shumë mundësi për vizitorët. Teleferiku, autobusët elektrikë, tualetet publike si dhe stacion për ndihmë të shpejtë janë disa nga projektet që shpalosi ai.

“Plan për Vodnon për 20 sekonda. Teleferiku deri poshtë, vetëm autobusë elektrikë për lartë, shteg për biçikleta malore prej lartë deri poshtë, tualete publike, poshtë, në mes dhe lartë në Vodno, Stacion për ndihmë të shpejtë në Vodnon e Mesme. T’i shfrytëzojmë potencialet e Vodnos”, tha Goran Markovski, kandidat i pavarur për Qytetin e Shkupit./Alsat.mk