Shkruan: Florian Nesimi
Në këto zgjedhje lokale do të ketë vetëm dy opsione. Që të dyja janë koalicione të përbëra nga më shumë parti, Fronti 8-9 parti dhe Vlen 3-4 parti. Meqë është kështu, duket se ndonjë fitues të qartë nuk do të ketë dhe të gjithë do të fitojnë nga pak.
Prandaj qytetarët më shumë vëmendje duhet t’i kushtojnë personalitetit të kandidatit sesa partisë. Ata kryetarë komunash që udhëheqin aktualisht duhet të dalin dhe të tregojnë se çka kanë punuar gjatë katër viteve. Edhe kandidatët e ri duhet të kenë program të qartë dhe plan si mendojnë ta realizojnë programin.
Muhabetet se këto zgjedhje janë referendum janë broçkulla të politikanëve të cilët përpiqen të zgjasin karrierat e tyre politike dhe të vazhdojnë me bizneset e tyre që i kanë krijuar gjatë dy dekadave të fundit.