Zgjedhjet komunale, deklarohet Kurti: 3 komuna i fituam, në 12 shkojmë në balotazh

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, e ka mbajtur një konferencë për media ku ka folur për rezultatin zgjedhor të këtij subjekti më 12 tetor.

Kurti deklaroi se VV-ja sipas rezultateve preliminare i ka fituar tre komuna pa balotazh, por që mund ta fitojë edhe Gjilanin pa balotazh.

“Vetëvendosje ka fituar pa balotazh në Podujevë, në Kamenicë dhe Shtime. Me votat e diasporës mund të dal që e kemi fituar edhe Gjlanin pa balotazh. Që i bie se në këto katër komunat ku kemi qeverisur po vazhdojmë pa balotazh”, tha ai para mediave.

“Ndërkaq jemi në 12 komuna në balotazh nga 17 sa kanë shkuar gjithsejt, nëse e përfshijmë edhe Gjilanin aty”, theksoi ai.

“Të vetmet komuna ku LVV-ja nuk është në balotazh janë: Kllokoti, Sharri, Juniku, Klina dhe Theranda. Natyrisht këto rezultate preliminare dhe pritet numërimi i votave të diasporës dhe me kusht”, theksoi kreu i LVV-së.