Zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri, Kryemadhi dhe Basha firmosin sot marrëveshjen e koalicionit

Në më pak se dy muaj nga zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, Partia Demokratike e Shqipërisë dhe Lëvizja Socialiste për Integrim do të zyrtarizojnë koalicionin e tyre. PD dhe LSI do të firmosin paraditen e sotme marrëveshjen e koalicionit për zgjedhjet e 25 prillit. Marrëveshja do të firmoset në një prej hoteleve luksoze të Tiranës dhe jo në njërën prej selive të partive.