Zgjedhjet do të shtyhen

Liderët e partive politike në takimin e sotëm tek presidenti Stevo Pendarovski u pajtuan se duhet të shtyhen zgjedhjet parlamentare të caktuara për më 12 prill.

Prioritet në situatën aktuale me koronavirusin duhet të jetë jeta dhe shëndeti i qytetarëve, konkluduan përfaqësuesit partiakë.

Në takim morën pjesë liderët e LSDM-së, Zoran Zaev, i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, i Aleancës për Shqiptarët, Zojadin Sela, i Alternativës, Afrim Gashi dhe i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami. Në emër të BDI-së në takim morën pjesë Bujar Osmani dhe Izet Mexhiti, ndërsa nga PDSH-ja, morën pjesë Orhan Ibrahimi dhe Frimzmim Dauti. Në takim morën pjesë edhe kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi dhe kryetari i Qeverisë, Oliver Spasovski.