Zgjedhjet, afatet për parashtrimin e ankesave

Bartësit e listave të kandidatëve kanë të drejtë të dorëzojnë parashtresa në afat prej 48 orësh pas përfundimit të votimit dhe parashtresa për publikimin e rezultateve 48 orë nga publikimi i rezultateve fillestare, njoftoi kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksandar Dashtevski.

Siç sqaroi më tej ai, KSHZ është e obliguar që në afat prej 48 orësh pas pranimit të parashtresave të sjellë vendim për të njëjtat. Pas kësaj parashtruesi mund të dorëzojë ankesa edhe te Gjykata Administrative.

“KSHZ do t’i publikojë rezultatet menjëherë ose pas 24 orëve pas përfundimit të tërë kësaj procedure të parashtresave”, tha Dashtevski, transmeton TV21.