Zgjedhje presidenciale në Bjellorusi

Bjellorusia hapi sot në mëngjes qendrat e votimeve për zgjedhjet presidenciale.

“Kandidati i pathyeshëm, Aleksandër Lukashenko, përballet në këto zgjedhje me kundërshtaren e papritur, Svetlana Tikhanovskaya”, njoftuan gazetarët në vend.

Disa prej votuesve i janë drejtuar vendvotimeve të pajisur me një byzylyk të bardhë, si një shenjë njohjeje të kërkesës së bërë nga kandidatja e opozitës, e cila u bëri thirrje mbështetësve të saj që të ishin vigjilentë kundër mashtrimit

Edhe këto zgjedhje, presidenti që po udhëheqë me vendin për 26 vite rresht, Aleksander Llukashenko ka kandiduar për president.

Për dallim prej herëve tjera, Llukashenko në këto zgjedhje ka katër kundërkandidat serioz.

Në këto zgjedhje presidenciale kandidojnë edhe, Andrej Dimitriev nga lëvizja “Thuaje të vërtetën”, ish kryetarja e Dhomës së Poshtme të Kuvendit Ana Kanopatska, 37 vjeçarja Svetllana Tihanovska si dhe kreu i bashkësisë social-demokrate Sergej Qerqen.