Zgjedhje lokale, vota lokale, fushata te importuara

Çfare paradoksi nga te dyja taboret politike, pozita dhe opozita: Të dyja kerkojnë nga qytetarët që të angazhohen né fushate dhe te votojne per kandidatet e tyre, gje qe eshtë e logjikshme pasi zgjedhjet janë lokale, por kur vjen puna tek organizimi i fushates, opozita ia dorézon ekspertëve nga Shqipëria, ndërsa pozita agjencioneve nga Kosova.
Ky eshtë një turp i madh, sidomos kur kemi kaq shumë profesionistë te kualifikuar, madje edhe të tejkualifikuar ketu ne Maqedoni, te gatshem për te bërë ketë punë.
Megjithate, mjetet financiare drejtohen gabimisht dhe shkojnë jashtë shtetit.
Qé nga viti 1994, shqiptarét kane luftuar dhe paguar me gjak per të pasur universitetin e tyre, dhe endrra u bë realitet. Në vitin 2001 erdhi Universiteti i Evropës Juglindore, dhe me pas Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup. Tre universitete me studentë vendorë dhe nderkombetare, mbi dy dekada me puné e dije, dhe megjithate nuk keni arritur te edukoni e pergatisni staf per të organizuar një fushatë politike? Edhe kjo eshtë turpi juaj.
Kur vjen puna te akuzat, te gjithe jeni te shpejte me guré:
“donacione serbe”, “propagande serbe”,
“, “investitor®️
serbë”
“, por mos harroni se partia VMRO nuk ia hedh parate kompanive serbe, por ben fushate me agjencione vendore.
Mos u ankoni nesër pse të rinjte po e lënë vendin.
Pergjigjja eshtë e thjeshtë: sepse ju i shihni vetëm si votues, jo si kapacitet intelektual dhe si njerëz që mund ta kryejnë punën.
Ndikimi politik i Kosovës në njërën anë dhe i Shqipërisë në anën tjetër eshtë bëre aq i madh, sa partite tona tashmë kanë hequr dorë nga të menduarit vetë. Presin që dikush nga larg te shtype butonin dhe të kontrollojë gjithçka këtu.
Ky është një turp i madh.
Shtator 2025, Florin Hasani.