Zgjedhja e Presidentit në Kosovë, Abdixhiku: Nuk do të bëjmë obstruksione

LDK-ja ka marrë vendim që të marrë pjesë në zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës. Kreu i këtij subjekti politik Lumir Abdixhiku pret që të gjithë 15 deputetët e partisë të tij, të respektojnë vendimin e kryesisë. Ai tha se presidenti i ri i vendit, duhet të jetë bashkues dhe i të gjithëve dhe jo t’i “nënshtrohet një pushteti”. Kandidate për postin e presidentes është Vjosa Osmani, e cila në zgjedhjet e 14 shkurtit garoi bashkë më listën për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, duke fituar mbi 300 mijë vota. Ndryshe, ende nuk dihet se kur do të mbahet seanca për zgjedhjen e presidentit. Për zgjedhjen e presidentit, në dy votimet e para nevojiten dy të tretat e votave e që i bie 80 vota për të deputetëve. Ndërkaq, në raundin e tretë, president zgjidhet ai që merr shumicën e thjeshtë prej 61 deputetësh, por në të tri votimet duhet të marrin pjesë të paktën 80 deputetë.LDK-ja nuk do të bëjë obstruksione në zgjedhjen e presidentit të vendit, që LDK si gjithherë do të ushtrojë detyrimin e saj kushtetues e të marrë pjesë në votimin e presidentit të vendit. Ne presim që presidenti i ardhshëm i vendit, kushdo që zgjidhet, të ushtrojë këto detyrime me përgjegjësi të plotë, që të jetë president i të gjithëve, që të jetë bashkues e jo ndarës, që të jetë garantues i Kushtetutës dhe jo keqpërdorues i saj, që të jetë njëmend president e jo i nënshtruar i një pushteti- deklaroi Lumir Abdixhiku, Kryetar i LDK-së.