Mesfushori i Barcelonës, Pedri, do ta shohë të zgjatur periudhën e tij jashtë fushës pasi pësoi një pengesë në rikuperimin nga një lëndimi i kërdhokullës.
Pedri mendohej se ishte në prag të rikthimit në ekipin e parë dhe u stërvit me Barcelonën të premten. Megjithatë, sipas ‘The Athletic’, ai nuk e përfundoi seancën dhe tani përballet me një periudhë tjetër jashtë fushës së blertë, transmeton lajmi.net.
Spanjolli tani rrezikon të mungojë në ndeshjen e dytë të Barcelonës në Kupën e Mbretit me Real Madridin më 5 prill.
20-vjeçari ka qenë jashtë skuadrës që nga shkurti pas lëndimit të kofshës kundër Man United në Ligën e Evropës.
Pedri tani ka pësuar dy lëndime afatgjata në po aq sezone, duke luftuar me problemet e kërdhokullës për pjesën e hershme të sezonit 2021-2022.
Mesfushori do të shpresojë të kthehet në gjendje të plotë deri më 5 prill, kur Barcelona do të kërkojë të mbajë epërsinë e përgjithshme 1-0 ndaj Real Madridit në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit.




